Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka realizuar sot një bisedë telefonike me Ambasadorin Richard Grenel të cilin dje Presidenti Donald Trump i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka emëruar të dërguar special për negociatat paqësore në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti Thaçi ka mirëpritur emërimin e Ambasadorit Grenell si i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi si dhe rolin e shtuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces.
“Emërimi juaj shton konfidencën dhe besimin tonë në këtë proces dhe në mundësinë për të arritur një marrëveshje të paqes, përfundimtare, me Serbinë”, është shprehur presidenti Thaçi në këtë bisedë telefonike.
“Ky është konfirmim i përkushtimit personal të Presidentit Trump që të arrihet një marrëveshje e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë”, përfundoi presidenti Thaçi.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar bisedë telefonike me Richard Grenel./Gazeta Sinjali/