Presidenti në dorëheqje, Hashim Thaçi, tashmë ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, janë nisur për në Hagë nga Aeroporti i Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.
Thaçi e Veseli njoftuan sot se dje janë konfirmuar aktakuzat që rëndojnë mbi ta për krime lufte nga Gjykata Speciale.
Të dytë me lajmin për konfirmimin e aktakuzës dhanë edhe dorëheqje nga të gjitha pozitat politike dhe institucionale.
Sipas propozim-aktakuzës të publikuar më 24 qershor të këtij viti, Specialja akuzon Thaçin dhe Veselin për më shumë se 100 vrasje./Gazeta Sinjali/