image Thaçi, Veseli e Selimi mbërrijnë në aeroport, pritet të udhëtojnë për në Hagë

Kosovë

Thaçi, Veseli e Selimi mbërrijnë në aeroport, pritet të udhëtojnë për në Hagë

news image

Në aeroportin ushtarak në Sllatinë ku ndodhet edhe baza ushtarake e KFOR-it, kanë mbërritur ish-presidenti, Hashim Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi të cilët pritet të udhëtojnë drejt Hagës pas konfirmimit të aktakuzës nga Dhomat e Specializuara.

Në këtë aeroport më herët ka arritur edhe një avion ushtarak.

Përpos forcave të KFOR-it nuk është parë diçka tjetër.

Edhe gjatë ditës së djeshme është arrestuar Jakup Knasniqi i cili është transferuar për në Hagë. /Gazeta Sinjali/