Në aeroportin ushtarak në Sllatinë ku ndodhet edhe baza ushtarake e KFOR-it, kanë mbërritur ish-presidenti, Hashim Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi të cilët pritet të udhëtojnë drejt Hagës pas konfirmimit të aktakuzës nga Dhomat e Specializuara.
Në këtë aeroport më herët ka arritur edhe një avion ushtarak.
Përpos forcave të KFOR-it nuk është parë diçka tjetër.
Edhe gjatë ditës së djeshme është arrestuar Jakup Knasniqi i cili është transferuar për në Hagë. /Gazeta Sinjali/