image Thaçi po vazhdon të intervistohet para prokurorëve të Speciales

Drejtësi

Thaçi po vazhdon të intervistohet para prokurorëve të Speciales

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, edhe pas 6 orësh po vazhdon të intervistohet në Speciale para prokurorëve.

Thaçi po merret në pyetje nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar në Hagë që nga ora 14:00, për ditën e katërt me radhë.

Thaçi është deklaruar për media vetëm të hënën, ditën e parë të intervistimit, kur ka thënë se me prokurorët është diskutuar për disa “çështje sqaruese, teknike” dhe për interesimin e tyre për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë tre ditëve të kaluara, intervistimi i tij ka zgjatur nga gjashtë orë.

Thaçi ka paralajmëruar se do të japë dorëheqje nga pozita e presidentit nëse aktakuza e tij konfirmohet./ Gazeta Sinjali/