image Thaçi vazhdon ta injorojë Kurtin - flet për takimin me Sekretarin e Shtetit Pompeo

Kosovë

Vizita/ Thaçi vazhdon ta injorojë Kurtin – flet për takimin me Sekretarin e Shtetit Pompeo

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në SHBA është takuar me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, ku e ka falenderuar angazhimin e tij për integrimin e plotë të Kosovës në familjen Euro- Atlantike.

“Shkëmbim i shkëlqyeshëm dhe në përputhje të plotë me rrugën përpara. SHBA dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dhe ne do të vazhdojmë raporte të tilla  duke i thelluar ato”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi në rrjetin e tij social në Tëitter ka shkruar se Kosova ështe e bekuar me besimin dhe partneritetin e SHBA-së.

“Faleminderit Sekretari Pompeo për angazhimin tuaj për të mbështetur integrimin e plotë të Kosovës në familjen Euro-Atlantike. Kosova është e bekuar me besimin dhe partneritetin e SHBA”, ka shkruar ai.

Gjatë ditës, Kurti ka mbajtur një konferencë për media ku ka theksuar se ai nuk ka dashur të publikojë letrën e fshehtë pa kontaktuar me Thaçin por se ai nuk është përgjigjur.

Ndërkaq, Presidenti Hashim Thaçi, është pritur sot me gardë shtetërore në SHBA nga Zv/sekretari i Mbrojtjes, David Norquist./ Gazeta Sinjali/