image Thaçi uron Pashkët: Ju lutem të festoni në shtëpi me më të dashurit tuaj

Kosovë

Shkrim/ Thaçi uron Pashkët: Ju lutem të festoni në shtëpi me më të dashurit tuaj

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Pashkët katolike, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi tha se kjo festë është mishërim i besimit në rilindjen e vlerave që e çuan njerëzimin përpara, si në aspektin e emancipimit fetar, ashtu edhe në atë human dhe kulturor.

“Në përputhje me udhëzimet mbarëbotërore, që tashmë po zbatohen, ju lutem të festoni në shtëpi me më të dashurit tuaj. Duke pasur konsideratë për njëri-tjetrin kontribuoni në mbrojtjen e vetvetes dhe të tjerëve. Ky solidarizim është mënyra më e mirë e kundërvënies ndaj kësaj të keqeje globale. Duke e mirëkuptuar dhe mbështetur njëri-tjetrin, do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë”, ka shkruar Thaçi.

Ky është postimi i plotë i Hashim Thaçit:

Gëzuar Pashkët katolike, një ndër festat më të mëdha për të gjithë besimtarët e krishterë. Kjo festë është mishërim i besimit në rilindjen e vlerave që e çuan njerëzimin përpara, si në aspektin e emancipimit fetar, ashtu edhe në atë human dhe kulturor. Në përputhje me udhëzimet mbarëbotërore, që tashmë po zbatohen, ju lutem të festoni në shtëpi me më të dashurit tuaj.

Duke pasur konsideratë për njëri-tjetrin kontribuoni në mbrojtjen e vetvetes dhe të tjerëve. Ky solidarizim është mënyra më e mirë e kundërvënies ndaj kësaj të keqeje globale. Duke e mirëkuptuar dhe mbështetur njëri-tjetrin, do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë.

Uroj që të kalojnë sa më shpejt këto ditë të vështira për gjithë qytetarët tanë! HTH/Gazeta Sinjali/