Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se nuk ka përdorur asgjë për ta bindur deputetin e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shalën për të votuar për formimin e Qeverisë Hoti, shkruan Gazeta Sinjali.
Thaçi thotë se vetëm e ka këshilluar pasi deputeti Shala i ka kërkuar atij një mendim për këtë çështje. Këshilla për çështje të ndryshme, ai thotë se i ka dhënë edhe ish-kryeministrit Albin Kurti, për të cilën thotë se e ka dëmtuar Kosovën, sa herë që nuk i ka dëgjuar këshillat e tij.
“Unë dhe Shala njihemi qe shumë kohë të gjatë. Jemi takuar, ai ka kërkuar mendimin tim. Këshilla të tilla i kam dhënën edhe zotit Kurtit. kur më ka dëgju i ka dalë mirë, kur nuk më ka dëgju, e ka pësu edhe Kosova. Me Haxhiun kemi pasë një bisedë shumë të mirë. Jei miq të vjetër, ka qenë bisedë mes miqësh. Rastësisht është hapur kjo temë. Edhe ai e tha që është për respktin ndaj meje dhe zotit Haradinaj. E falënderoj për respktin. Kam respekt ndaj tij, damiljes së tij dhe të kaluarës së tij”, tha presidenti në T7.
Angazhimi im ka qenë funksional. Veprimet e mai i ka vulosur edhe Gjykata Kushteteuse që kanë qenë të drejta. Aksush nuk është mbi ligjin. Unë bëj punën tij.
I pari i vendit thotë se takimi me njerëz dhe komunikimi me ta është punë e tij. Thaçi thotë se çdo ditë takon deputetë, ministra, ish-kryetarë komunash, qytetarë, përfaqësuses të bizneseve./Gazeta Sinjali/