image Thaçi: Unë i propozova Kurtit ligjin për referendum, ai s'ishte i koncentruar

Kosovë

Deklarata/ Thaçi: Unë i propozova Kurtit ligjin për referendum, ai s’ishte i koncentruar

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ai në takimin 2 orësh me kryeministrin Albin Kurtin, në Presidencë i ka kërkuar që të bëhet ligji për referendum por ai nuk ishte i koncentruar.

“Unë i kërkova ligjin për referendum, ai nuk ishte i interesuar, s’kishte koncentrim. Unë i propozova ligjin për referendum”, u shpreh Thaçi në Pressing.

Ai më tutje deklaroi që Kurti kishte treguar drejtë kur kishte thënë se ai i kishte bërë ofertë që të shkojnë së bashku në SHBA e të zgjidhin marrëveshjen me Serbinë njëherë e përgjithmonë./ Gazeta Sinjali/