image Thaçi udhëtoi për në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

Politikë

Politikë/ Thaçi udhëtoi për në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Francë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes të organizuar nga presidenti Macron.

Në edicionin e dytë të Forumit të Paqes në Paris, presidenti Thaçi në një panel të veçantë do të flasë për sfidat e ndërtimit dhe ruajtjes së paqes.

Forumi i Paqes i Parisit është iniciativë e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për të bërë bashkë protagonistë të qeverive e të qeverisjes nga e tërë bota dhe për të diskutuar për ruajtjen dhe forcimin e paqes në botë.

Këtë vit në Forumin e Paqes në Paris marrin pjesë presidentë nga e tërë bota, përfaqësues të organizatave kryesore ndërkombëtare si OKB dhe BE, si dhe përfaqësues të kompanive dhe organizatave joqeveritare e think-tankeve më me ndikim në botë. /Gazeta Sinjali/