Në Ditën Botërore të Lirisë së Shytpit, presidenti Hashim Thaçi, ka thënë që me lirinë e fjalës vjenn edhe përgjegjësia për fjalën e thënë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo pasi sipas tij, fjala e thënë veçanërisht ka peshë kur thuhet nga gezatarët dhe njerëzit e mediave.
“Më 3 maj shënojmë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, duke e përsëritur se liria e të shprehurit dhe mediat e lira e të pavarura janë shtylla të demokracisë, që garantojnë transparencën dhe llogaridhënien. Për ta kryer detyrën e tyre, gazetarët duhet të punojnë të lirë, pa presion dhe pa kërcënime. Por, liria vjen edhe me përgjegjësinë për fjalën e thënë. Fjala ka veçanërisht peshë kur thuhet nga gazetarët dhe njerëzit e mediave”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
I pari i vendit gjithashtu bëri thirrje që të mbrohet liria e shtypit nga presionet, kërcënimet, por edhe abuzimet që bëhen në emër të saj.
“Sot teknologjia ka shtuar mundësitë për komunikim. Interneti dhe veçanërisht mediat sociale janë bërë medium i rëndësishëm për përhapjen e lajmeve dhe informatave. Megjithatë, kjo ka shtuar edhe mundësitë për abuzime me lirinë e të shprehurit, duke keqinformuar, manipuluar dhe mashtruar publikun. Prandaj, sot duhet edhe më shumë të angazhohemi që t’i mbrojmë, në nivel global, lirinë e të shprehur dhe shtypit nga presionet e kërcënimet, por edhe nga abuzimet që bëhen në emër të tyre”, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/