Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ai si president nuk ka asnjë marrëveshje me askënd.
“Unë nuk kam asnjë marrëveshje me askënd, sa i përket apektit politik. Asnjëherë nuk kam pasur marrëveshje, po pres me padurim me ardh shkurti e të kryej mandatin tim. Unë nuk jam në fushëbetejë me askënd, nuk marr vendime populiste sepse ka pasur vendime të tilla nga Kurti”, tha Thaçi.
Thaçi gjithashtu e theksoi se roli i kryeministrit është i rëndësishëm sepse duhet të jetë zhvillues dhe t’i lëviz proceset.
“Roli i kryeministrit duhe të jetë i rëndësishëm, kryeministri duhet të jetë ai që e lëviz procesit, tash pas pandemisë për rimëkëmbje të ekonomisë”, u shpreh ai në Pressing./ Gazeta Sinjali/