image Thaçi u bën thirrje të rinjve që t'i bashkohen ushtrisë: Nuk ka mënyrë më të mirë për t’i shërbyer atdheut

Kosovë

Thaçi u bën thirrje të rinjve që t’i bashkohen ushtrisë: Nuk ka mënyrë më të mirë për t’i shërbyer atdheut

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje të rinjve që t’i bashkohen ushtrisë, pasi thotë se nuk ka mënyrë më të mirë për t’i shërbyer atdheut, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, presidenti njofton se konkursi për rekrutët e rinj do të jetë i hapur nga 10 gushti deri më 21 gusht.

“Bëhuni ushtarë të Republikës së Kosovës. Nuk ka mënyrë më të mirë për t’i shërbyer atdheut, sesa duke iu bashkuar ushtrisë. Duke shërbyer në ushtri ju i shërbeni paqes, humanizmit, harmonisë, besimit në të mirën dhe e luftoni të keqen, jotolerancën dhe johumanen”, ka shkruar Thaçi. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/