image Thaçi tregon se për çfarë u pajtuan me Mustafën: Mirënjohës ndaj LDK-së

Kosovë

Takim/ Thaçi tregon se për çfarë u pajtuan me Mustafën: Mirënjohës ndaj LDK-së

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur mirënjohës ndaj kreut të LDK-së, Isa Mustafës, pas takimit që u mbajt sot në Presidencë.

Përmes një postimi në Twitter, Thaçi ka thënë se janë pajtuar të kenë një qëndrim të unifikuar për çështjet kombëtare.

“Takim i shkëlqyer pune me ish-kryeministrin dhe kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa. Ne u pajtuam të kemi një qëndrim të unifikuar për çështjet kryesore kombëtare. Mirënjohës ndaj Z. Mustafa dhe LDK-së që gjithmonë keni qenë konstruktiv në çështjet e shtet-ndërtimit”, ka shkruar Thaçi.

Pas takimit me Mustafën, Thaçi ka pritur në Presidencë kreun e PDK-së, Kadri Veselin me të cilin po vazhdon ende takimi./Gazeta Sinjali/