image Thaçi tregon se çka u diskutua në takimin me Kurtin

Kosovë

Deklaratë/ Thaçi tregon se çka u diskutua në takimin me Kurtin

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar për media pas takimit që zhvilloi me kryeministrin, Albin Kurit.

Thaçi ka thënë se takimi me kryeministrin Kurti ka qenë i nevojshëm dhe i domosdoshëm për të mirën e vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Takimi me kryeministrin Kurti ka qenë në vazhdën e konsultave për hapat e mëtutjeshëm që duhet të ndërmerren nga institucionet e Republikës së Kosovës. Ka qenë i gjatë, përmbajtësor, mendoj shumë i hapur, ku janë diskutuar gjërat që kemi pasur këndvështrime konstruktive. Është diskutuar për çështjet e brendshme, por edhe të politikës së jashtme. Diskutuam për rolin dhe pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare, gjithashtu edhe për dialogun Kosovë-Serbi ”, ka thënë Thaçi.

I pari i vendit më tej ka thënë se së bashku konstatuan se puna e përbashkët e institucioneve të liderëve politikë të pozitës e opozitës mund të çojnë vendin më mirë përpara.

“Ka hapësirë dhe substancë të mjaftueshme që më shumë gjëra na përafrojnë sesa na ndajnë dhe të ruajmë miqësisht marrëdhëniet me SHBA-në. Besoj që Qeveria do të marrë vendime të shpejta e të qarta. Në tavolinë do të jemi të bashkuar me një zë”, ka thënë presidenti.

Takimi në mes të Thaçit dhe Kurtit përfundoi pas më shumë se dy orëve takim, në objektin e Presidencës. Ky takim mes presidentit e kryeministrit ishte planifikuar të mbahej edhe më herët në lidhje për bashkërendim të qëndrimeve në politikën e jashtme./Gazeta Sinjali/