image Thaçi tregon se cili është parakushti i SHBA-së për suksesin e dialogut në Washington

Kosovë

Thaçi tregon se cili është parakushti i SHBA-së për suksesin e dialogut në Washington

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes konferencës në media, tha se parakusht i SHBA-së për dialog është stabiliteti ekonomik rajonal.

SHBA-ja dhe aleatë të tjerë janë të gatshëm të investojnë në Kosovë, në Kosovën e konsoliduar.

“Parakusht i SHBA-së është stabiliteti ekonomik i rajonit, kjo e bënë të rëndësishme raportin me Serbinë”, u shpreh Thaçi.

Thaçi më tutje ka theksuar se procesi i dialogut me Serbinë në Washington do të jetë i suksesshëm pasi që Trump është treguar i qartë pro mbështetjes si dhe këmbëngulësia e ambasadorit Grenell ndihmon Kosovën.

“Qëndrimi i SHBA-së, dhe ftesa për 27 qershor për takim në Shtëpinë e Bardhë, rritë shpresën se ky proces do të ketë sukses, e para pasi që ky proces e ka mbështetjën e qartë të Trump dhe këmbëngulësinë e ambasadorit Grenell. Kosova gjithmonë ka besuar në SHBA-në, dhe ka dal fituese, Washingtoni e ka të qartë që ky proces është për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Thaçi para mediave./ Gazeta Sinjali/