Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ende nuk ka përcaktuar ndonjë avokat për ta mbrojtur në Hagë.
Thaçi deklaroi që ai beson në drejtësi dhe se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër.
“Unë nuk kam përcaktuar ende. Do t’i kontribuoj së vërtetës besoj në drejtësi dhe duke i kontribuar të vërtetës mendoj se i kontribuoj edhe drejtësisë. Lufta jonë ka qenë e pastër, e drejtë ka qenë prej lëvizjeve qytetare, të armatosura që si bazament kishte lëvizjen paqësore një prej lëvizjeve më të suksesshme në botë sepse ka zhvilluar një betejë përballë një aparati genocidal të spastrimit etnik e në të njëjtën kohë përballë një regjimi që kishte kryer masakra e genocid si ato në Sebrenicë dhe tutje”, është shprehur Thaçi për Top Channel.
Ndërkaq, kujtojmë që presidenti Thaçi nesër do të jetë në Hagë, për t’u intervistuar nga Dhoma e Prokurorit të Specializuar./ Gazeta Sinjali/