image Thaçi tregon se a do të marrë pjesë në dialogun Kosovë - Serbi

Politikë

Thaçi tregon se a do të marrë pjesë në dialogun Kosovë – Serbi

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që çështja e dialogut Kosovë – Serbi të mos jetë garë mes akterëve politikë. I pari i vendit ka thënë se nuk do të marrë pjesë në një dialog ku ndërmjetëson Miroslav Lajçak i cili sipas tij, nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës. Thaçi ka thënë se nuk e ka marrë malli për takime me liderë të Serbisë.

“Çështja e dialogut nuk duhet të jetë garë në spektrin politik. Duhet të ketë unitet. Shrpesoj në koordinim me Hotin si kryeministër. Do ta luaj rolin tim kushtetues dhe ligjor. Nuk më ka marrë malli për takime me liderë të Serbisë. E kam bërë të ditur se nuk do të shkojë për dialog në Bruksel. Kjo për shkak se zotëri Lajcak e ka bërë të ditur se nuk e njeh Kosovën dhe unë nuk shkoj të bisedoj atje ku ka dialog Prishtinë-Beograd”, ka thënë ai.

Presidenti thotë se i ka thënë Lajçakut se pozita e ndërmjetësuesit do të jetë e mirë për të, vetëm nëse e njeh Pavarësinë e Kosovës dhe thotë se ka kërkuar nga ai liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Mogherini e ka bërë të ditur se ne jemi shtet i pavarur dhe nuk na është drejtuar si Prishtinë. I kam thënë personalisht Lajcakut: Do të jetë një vend i mirë pune, por vetëm nëse e njihni Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Ia kam bërë të qartë po ashtu se Kosova fillimisht duhet të ketë liberalizim të vizave që të kthehet besimi në institucionet europiane”, tha ai në T7, transmeton Gazeta Sinajli.

Thaçi po ashtu ka thënë se Kurti duhet t’i dorëzojë një raport se çfarë ka biseduar gjatë këtyre tre muajve me Lajcakun dhe Borrelin, kryeministrit Hoti./Gazeta Sinjali/