image Thaçi tregon mënyrën si mund të mbetet ende President i Kosovës: Unë rikandidoj dhe i mundi të gjithë

Kosovë

Deklarata/ Thaçi tregon mënyrën si mund të mbetet ende President i Kosovës: Unë rikandidoj dhe i mundi të gjithë

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar se çfarë mund të ndodh pas përfundimit të mandatit të tij si President i Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Thaçi është shprehur i bindur se nëse rikandidohet për president të vendit, do të fitoi qysh në raundin e parë.

“Mundësia e parë është që presidenti me u zgjedh drejtpërdrejtë nga qytetarët, dhe do të rikandidoj dhe jam i bindur që do të fitoj që në raundin e parë, dhe mundësia e dytë është me mbetet kjo gjendje kushtetuese dhe do të ketë një largim të presidentit apo Hashim Thaçit nga politika e Kosovës. Kështu që partitë le të vlersojnë vetë, e duan Hashim Thaçin edhe një mandat le të ndryshojnë Kushtetutën, nuk e duan le ta mbajnë, kaq”, ka deklaruar Thaçi për T7./Gazeta Sinjali/