image Thaçi tregon arsyen pse u tërhoq nga propozimi për gjendje të jashtëzakonshme

Kosovë

Deklaratë/ Thaçi tregon arsyen pse u tërhoq nga propozimi për gjendje të jashtëzakonshme

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka treguar se përse është tërhequr nga propozimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme si masë parandaluese ndaj pandemisë së koronavirusit.

Ai tha se u tërhoq për shkak të “krijimit të rrethanave të reja”, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas Thaçit, kjo ndodhi pas përplasjeve “mes partnerëve të koalicionit dhe zhvillimeve brenda të qeverisë”.

Presidenti i Kosovës më tej ka thënë se kishte përpjekje “për t’i dhënë konotacion politik të paqëndrueshëm” propozimit të tij.

“Kishte opinion që të pritej edhe pak”, ka deklaruar Thaçi në T7.

Teksa më tej ka shtuar se ende mendon që gjendja e jashtëzakonshme duhet të shpallet./Gazeta Sinjali/