Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti nuk kishte lidhje me propozimin e tij për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Thaçi tha se mbështetja e ish-ministrit të punëve të brendshme të Kosovës, Agim Veliu, për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme ishte aryeja që dërgoi në shkarkimin e Albin Kurtit.
‘’Asnjë lidhje nuk ka pasur shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme me mocionin. Një ditë para se të propozoj mbajtjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare unë e kam thirrë kryeministër Kurtin në telefeon dhe duke parë gjendjen në vend dhe duke parë rekomandimet e institucioneve relevante dhe duke parë gjendjen në rajon e pashë të nevojshme të kem një bisedë me kryeministrin’’, ka thënë ai fillimisht në emisioni në Pressing.
Më tej, Thaçi ka deklaruar se kanë pasur rast të vendosen masa më rigoroze për të pasur sa më pak të konfirmuar me koronavirus.
‘’Ajo bisedë u zhvillua në orën 18:00, ai pati qëndrim refuzues. Nesër pata bisedë me liderët tjerë. Të gjithë kishin një qëndrim pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Unë jam anëtari më i vjetër i Këshillit që dy mandate. E thirra kryeministrin në mbledhje dhe ai pranoi. U zhvillua në ora 19:00. Pati një ose dy persona që nuk kishin vend aty, u zhvillua një debat konstruktiv dhe secili dha opinionin. Unë tregova qartë se do të propozoj shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Nuk dua të krijoj panik, por kemi pasur rast të kemi masa më rigoroze dhe më të kujdesshme për të pasur më pak viktima’’, shtoi ai.
Në Kosovë aktualisht numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka shkuar në 125, është shënuar një viktimë, teksa zyrtarisht është raportuar se dhjetë persona janë shëruar./Gazeta Sinjali/