image Thaçi thotë se e ka nënshkruar dokumentin që e bën Kurtin kryeministër: Ka të drejtë ta refuzojë

Kosovë

Deklaratë/ Thaçi thotë se e ka nënshkruar dokumentin që e bën Kurtin kryeministër: Ka të drejtë ta refuzojë

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar për media pas akademisë solemne “Faleminderit Shqipëri”.

Thaçi ka deklaruar se veçse e ka nënshkruar vendimin për mandatimin e Albin Kurtit për Kryeministër të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Takimi që ka qenë në zyrën time, ka qenë një takim i një vullneti të mirë, por në të njëjtën kohë dua të shpresoj dhe e ftoj përsëri që të mos vazhdoj të mbetet vendimi që e kam nënshkruar që Albin Kurti është nominuar për kryeministër. Nënshkrimi im për mandatar është në tavolinën time”, ka thënë ai.

I pari i vendit më tutje tha që pret që këtë vendim, Albin Kurti, ta pranojë edhe zyrtarisht qoftë fizikisht apo përmes ndonjë mënyrë tjetër të komunikimit.

“Nëse jo, atëherë është e drejtë e tij e refuzimit publik, zyrtar që nuk është i gatshëm”, ka thënë më tej Thaçi./Gazeta Sinjali/