image Edhe pse në listen e të akuzuarve potencial, Thaçi bën thirrje për vazhdimin e Speciales

Politikë

Edhe pse në listen e të akuzuarve potencial, Thaçi bën thirrje për vazhdimin e Speciales

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet një paraqitje në profilin e tij në Facebook, është shprehur se politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi dhe as drejtësia në politikë.

Ai në një video-mesazh në Facebook, ka thënë se kërkon nga Kuvendi i Kosovës që mandati i Dhomave të Specializuara të zgjasë deri në njoftimin e përfundimit të bërë nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

”Politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi dhe as drejtësia në politikë. Kjo ishte bindja ime në çdo hap të mbështetjes për krijimin e gjykatave ndërkombëtare dhe paneleve speciale, në këto 20 vitet e fundit. Kjo vazhdon të jetë bindja ime edhe tash kur nga Kuvendi i Kosovës po kërkoj që mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me Qeverinë e Kosovës. Kemi nevojë për qartësi sa i përket mënyrës sesi mbyllen Dhomat e Specializuara, prandaj besoj se deputetët do ta përkrahin këtë iniciativë timen”, është shprehur ai.

Kujtojmë se presidenti Thaçi njoftoi se është ftuar nga Gjykata Speciale në korrik të këtij viti, ku më pas u intervistua disa ditë radhazi nga ana e prokurorëve të Dhomave të Specializuara në Hagë. /Gazeta Sinjali/