Me rastin e 21-vjetorit të vrasjes së vëllezërve Yll e Agron Bytyqi, nga forcat serbe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ky dhe të gjitha krimet e tjera mbi shqiptarët i kreu shteti i Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Madje, Thaçi thotë se Serbia jo vetëm që nuk i dënoi këto krime, por sipas tij, ajo i privilegjoi përgjegjësitë e tyre.
“Edhe pse u bënë 21 vjet nga vrasja makabre e vëllezërve Bytyqi: Yllit, Agronit dhe Mehmetit, nga strukturat e Serbisë, kryesit e këtyre vrasjeve ende nuk janë ballafaquar me drejtësinë. Serbia jo vetëm që nuk i ka dënuar përgjegjësit e këtij krimi, por ata i ka privilegjuar, duke i vënë në struktura udhëheqëse të shtetit serb. Të gjitha krimet monstruoze mbi popullsinë shqiptare u planifikuan dhe u ekzekutuan nga shteti i Serbisë”, ka shkruar presidenti në Facebook./Gazeta Sinjali/