image Thaçi takohet me Walkerin: Miqtë e Kosovës na kanë ndihmuar për ta përmisuar jetën e qytetarëve

Kosovë

Deklaratë/ Thaçi takohet me Walkerin: Miqtë e Kosovës na kanë ndihmuar për ta përmisuar jetën e qytetarëve

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me ish-ambasadorin e  OSBE-së,  William Walker.

Këtë takim e ka bërë të ditur vetë presidenti përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.

I pari i vendit ka thënë se takimet me ambasadorin Walker sa janë takime pune, aq janë edhe takime miqsh, ku bisedojnë për arritjet që ka bërë Kosova që nga përfundimi i luftës.

“Takimet me mikun tim dhe të të gjithë shqiptarëve, ambasadorin William Walker, sa janë takime pune, aq janë edhe takime miqsh, ku bisedojmë për arritjet e Kosovës që nga përfundimi i luftës dhe për mënyrat sesi të bashkëpunojmë sa më mirë më tej. Miqtë e Kosovës na kanë ndihmuar gjithmonë për të avancuar çështjen e Kosovës dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Gazeta Sinjali/

Takimet me mikun tim dhe të të gjithë shqiptarëve, ambasadorin William Walker, sa janë takime pune, aq janë edhe takime…

Posted by Hashim Thaçi on Tuesday, February 25, 2020