Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nusret Pllana.
Në këtë takim, Thaçi thotë se Pllana ia ka prezantuar projektin për Memorialin e 1432 fëmijëve të Kosovës, të vrarë nga forcat policore dhe ushtarake serbe.
I pari i vendit thotë se asnjë nga akzekutuesit e këtyre krimeve shtetërore serbe nuk ka dalë ende para drejtësisë dhe pa ndodh një gjë e tillë, Thaçi thotë se nuk shërohen as dhimbjet e plagëve të luftës.
“Profesori Nusret Pllana më prezantoi projektin e Memorialit për 1432 fëmijë të Kosovës, të vrarë nga forcat policore dhe ushtarake serbe në vitet 1981-1999. Asnjë nga ekzekutuesit e këtyre krimeve shtetërore serbe nuk ka dalë ende para drejtësisë vendore dhe as para asaj ndërkombëtare. Pa dënimin e kriminelëve serbë dhe pa drejtësi për viktimat e atyre krimeve nuk shërohen as dhimbjet e plagëve të luftës” ka shkruar Thaçi në Facebook./Gazeta Sinjali/