image Thaçi: Si shtet ne krenohemi me komunitetin rom

Politikë/ Thaçi: Si shtet ne krenohemi me komunitetin rom

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar komunitetin rom me rastin e ditës së tyre.

Thaçi shkruan se ky komunitet luan rol të rëndësishëm dhe është pjesë aktive e jetës politike e institucionale dhe se si shtet krenohemi me romët.

“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, komunitetit rom të Kosovës i shpreh urimet më të mira. Në Republikën e Kosovës komuniteti rom luan rol të rëndësishëm dhe është pjesë aktive e jetës politike dhe institucionale. Si shoqëri dhe si shtet ne krenohemi me komunitetin rom, ashtu si me të gjitha komunitetet tjera, që janë pasuri e shoqërisë sonë. Ashtu si deri tani, do të angazhohemi edhe më shumë për avancimin dhe integrimin e komunitetit rom në çdo sferë të jetës sonë”, u shpreh Thaçi në Facebook.