Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përshëndetur presidentin e SHBA-së, Donald Trump për arritjen e marrëveshjes për paqe me talibanët në Afganistan.
Thaçi thotë se është arritur marrëveshje historike për t’i dhënë fund dekadave të konflikteve dhe shkatërrimeve në Afganistan.
“Me të vërtet është inkurajuese të shohësh se paqja dhe stabiliteti global janë në krye të agjendës së administratës amerikane”, ka shkruar Thaçi në Twitter. /Gazeta Sinjali/
Postimi i tij i plotë:
I commend President @realdonaldtrump for his leadership in reaching a historic deal to end decades of conflict and devastation in #Afghanistan. Really encouraged to see that global peace and stability are on top of the agenda of the US administration.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) February 29, 2020