image Thaçi sëmuret, shtrihet në QKUK

Kosovë

Thaçi sëmuret, shtrihet në QKUK

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është sëmurë. Ai po trajtohet në Klinikën e Urologjisë në QKUK, ka njoftuar Presidenca.

Problemi shëndetësor i presidentit, siç njoftohet, janë gurët në veshkë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, sot ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë, ku po trajtohet nga personeli mjekësor profesional”, njofton Presidenca.

Tutje, bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e presidentit është stabile.

“Gjendja shëndetësore e Presidentit të Republikës së Kosovës është stabile dhe Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës do t’iu mbajë të informuar lidhur me trajtimin që është duke marrë presidenti Thaçi”, thujet tutje në njoftimin e Presidencës.

“Presidenti i Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për kujdesin e treguar nga i tërë personeli shëndetësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, njofton Presidenca. /Gazeta Sinjali/