Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se së bashku me SHBA-në do të kalojnë çdo projekt kapital për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Thaçi ka shtuar se ndjehet krenar që si popull i takojmë vlerave të përbashkëta me SHBA-në, transmeton Gazeta Sinjali.
Ndryshe, Thaçi ka kujtuar edhe sakrificën të luftës për liri, që në qershor të vitit 1999 zbarkuan trupat e NATO-së të udhëhequra nga SHBA-ja për t’i dhënë fund gjenocidit serb mbi Kosovën
” Po në këtë muaj, ne kujtojmë sakrificën dhe ditët e lavdishme të luftës për liri, që në qershor të 1999-ës kulmuan me zbarkimin e trupave të NATO-s të udhëhequra nga SHBA-ja, për t’i dhënë fund pushtimit dhe gjenocidit serb mbi Kosovën dhe popullin tonë”, shkruan Thaçi. /Gazeta Sinjali/.