Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka refuzuar ftesën e homologut të tij shqiptar Edi Ramës, për pjesëmarrje në takimin rajonal të shteteve të Ballkanit Perëndimor që pritet të mbahet në Tiranë.
I pari i Kosovës, ka dhënë arsyet pse ka refuzuar të marrë pjesë në këtë takim.
“Pengesa kryesore vjen nga Serbia, e cila në të gjitha format dhe mundësitë, në mënyrë të vazhdueshme minon përpjekjet tona për konsolidimin e shtetësisë sonë. Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit tonë. Në një situatë të tillë, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta. Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës”, shkruan Thaçi, transmeton Gazeta Sinjali.
Postimi i plotë i tij:
–