image Thaçi reagon për sulmin ndaj Hotit: Tendenca për ta arsyetuar dhunën për qëllime politike, e papranueshme

Kosovë

Deklaratë/ Thaçi reagon për sulmin ndaj Hotit: Tendenca për ta arsyetuar dhunën për qëllime politike, e papranueshme

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas sulmit të sotëm që i është bërë sot zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti.

Thaçi ka thënë se sulmi ndaj Hotit është i papranueshëm dhe i dënueshëm në demokracinë në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Tendenca për ta arsyetuar dhunën si mjet për arritjen e qëllimeve politike ka qenë dhe do të mbetet përherë e papranueshme dhe e dënueshme”, ka shkruar i pari i vendit në Facebook.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3488984694505198

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti gjatë ditës së sotme është sulmuar me vezë nga disa persona, të cilët gjatë sulmit kanë thënë se taksa nuk duhet të hiqet.

Në lidhje me sulmin kanë reaguar edhe liderë politikë, të cilët kanë kërkuar që të merren masa ndaj atyre që po paralajmërojnë dhunë ndaj zyrtarëve të qeverisë./Gazeta Sinjali/