image Thaçi reagon pas zhbllokimit të fondeve të MCC-së për Kosovën

Politikë

Thaçi reagon pas zhbllokimit të fondeve të MCC-së për Kosovën

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas lajmit se Milenium Challenge Corporation (MCC) ka zhbllokuar fondet e saj për Kosovën, shkruan Gazeta Sinjali.

Thaçi ka thënë se ky është një lajm i mirë për Kosovën, duke theksuar se miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka çmim.

“Zhbllokimi i fondeve të MCC-së është një lajm tjetër i mirë për Kosovën. Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka çmim. Partneriteti i përhershëm me Uashingtonin është rrugë e vetme që çon drejt një të ardhmeje të sigurt për Kosovën, në paqe e prosperitet për gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar ai në Facebook,

Vendimi për zhbllokimin e programit të MCC-së për Kosovën erdhi pasi Qeveria Hoti vendosi për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj mallrave serbe.

Kujtojmë, se MCC kishte bllokuar investimet e saja në Kosovë pas refuzimit të qeverisë së Kosovës për të hequr taksën ndaj mallrave serbe. Një vendim i tillë i MCC-së ishte marrë gjatë kohës së Qeverisjes Kurti./Gazeta Sinjali/

Zhbllokimi i fondeve të MCC-së është një lajm tjetër i mirë për Kosovën. Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk…

Posted by Hashim Thaçi on Saturday, June 6, 2020