image Thaçi publikon fotografi nga takimi i mbrëmshëm me Vuçiqin, falënderon presidentin Trump

Politikë

Politikë/ Thaçi publikon fotografi nga takimi i mbrëmshëm me Vuçiqin, falënderon presidentin Trump

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar presidentin amerikan Donald Trump, për mbështetjen që po i jep dialogut Kosovë-Serbi.

Ai vlerëson se angazhimi i drejtpërdrejtë amerikan përmes Robert O’Brien dhe Richard Grenell ka sjellë një dinamikë të re në këtë proces.

“Falemnderit sërish Donald Trump për mbështetjen që po i jep dialogut Kosovë-Serbi. Angazhimi i drejtpërdrejtë amerikan përmes Robert O’Brien dhe Richard Grenell ka sjellë një dinamikë të re nëproces. Ne presim që ky proces të përmbyllet me njohje reciproke”, ka shkruar ai.

Në postimin që e ka shpërndarë presidenti Thaçi kanë dalë pamje nga takimi i tij i mbrëmshem me presidentin serb Aleksandër Vuçiq. /Gazeta Sinjali/

Postimi i tij i plotë: