image Thaçi: Prokurorët e Speciales nuk më pyetën për Shtëpinë e Verdhë e as për raportin e Dick Martyt

Kosovë

Thaçi: Prokurorët e Speciales nuk më pyetën për Shtëpinë e Verdhë e as për raportin e Dick Martyt

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se prokurorët e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë, nuk e kanë pyetur rreth raportit të Dick Martyt, për trafikimin e organeve të njerëzve e as për Shtëpinë e Verdhë, raporton Gazeta Sinjali.

“Unë jam intervistu për 4 pasdite, jam pyetur prej momentit kur kam lindur, jam pyetur për shkollë fillore, për shkollën e mesme, për vitet si student, për vitin 81’”, ka thënë ai.

“Për 4 ditë asnjë pyetje nuk e kam pasur për trafikim organesh, sepse nuk ka pasur, nuk ka pasur asnjë pyetje për Shtëpinë e Verdhë, sepse nuk ka ekzistuar. Mendoj se shteti shqiptar, duhet me pyet dikë se çka ndodhi, ku janë ato kampe, ku është trafiku i organeve, ku është Shtëpia e Verdhë.

Njerëzit që kanë qenë në krye të institucioneve atëkohë, duhet të flasin hapur, ka pasur trafikim organesh në Shqipëri, ka pasur Shtëpi të Verdhë, po jo, ka pasur kampe, po jo, sepse në fund të fundit Shqipëria ka qenë një hapësirë gjeografike por UCK-në e kanë mbështetë më shumë vendet e NATO-s, sepse kanë pasur kapacitet.

Roli i Shqipërisë është i pazëvendësueshëm, ka strehuar rreth gjysmë milioni qytetarë”, ka thënë ai në një intervistë për News24, transmeton Gazeta Sinjali.

Madje, sipas Thaçit, raporti i Dick Martyt është akuzë ndaj UÇK-së, ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

“Shteti shqiptar duhet t’i drejtohet Këshillit të Evropës, ka ekzistuar trafiku i organeve, po se jo, Shtëpia e Verdhë po ose jo. Unë si një nga të dyshuarit, fare lehtë mund ta ftoj si dëshmitar, Fatos Nanon, Mejdanin, Majkon, Berishën, edhe zoti Metën”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/