image Thaçi pritet me gardë shtetërore në Pentagon

Kosovë

Nderimet/ Thaçi pritet me gardë shtetërore në Pentagon

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur me nderime të larta nga garda shtetërore në Uashington, ku ka zhvilluar takim me zv/sekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Norquist, në Pentagon.

Në video shihet garda shtetërore amerikane që pret presidentin Thaçin tek shkon në takimin e tij zyrtar në Pentagon, ku ka diskutuar në lidhje me thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në dhe NATO-në në aspektin e sigurisë.

Në pritjen shtetërore shihet flamuri i Kosovës krahas atij të SHBA-së.

Thaçi është në vizitë në SHBA dhe pas Pentagonit, ai pritet të bëjë një vizitë edhe në Departamentin e Shtetit.