image Thaçi pret në takim Avokatin e ri të Popullit

Politikë

Thaçi pret në takim Avokatin e ri të Popullit

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim Avokatin e ri të Popullit, Naim Qelaj, transmeton Gazeta Sinjali.

Thaçi ka njoftuar se në takim me Qelaj është diskutuar për punën dhe përgjegjësinë e institucionit të Avokatit të Popullit.

Derisa thotë se tashmë institucioni i Avokatit të Popullit ka bërë traditë në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve pa dallim politik, etnik apo religjioz.

“Në pritjen që i bëra Avokatit të Popullit, të sapo zgjedhur, Naim Qelaj, diskutuam për punën dhe përgjegjësinë e institucionit që ai do ta përfaqësojë dhe drejtojë brenda mandatit kushtetues. Tashmë institucioni i Avokatit të Popullit ka bërë traditë në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve tanë pa dallim politik, etnik apo religjioz”, shkruan Thaçi në një postim në Facebook.

Ndër të tjera, Thaçi ka uruar Qelaj për zgjedhjen e tij në krye të Avokatit të Popullit.

“Z. Naim Qelaj, të cilit i urova punë të mbarë, u zotua që do të angazhohet me profesionalizëm, guxim dhe përgjegjësi që përmes besimit të dhënë ta forcojë institucionin e Avokatit të Popullit në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve”, shkruan tutje ai. /Gazeta Sinjali/