image Thaçi: Prekazi bazament i pavarësisë dhe frymëzim për të ardhmen e Kosovës

Homazhe/ Thaçi: Prekazi bazament i pavarësisë dhe frymëzim për të ardhmen e Kosovës

news image

Me rastin e 107 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Thaçi tha se lufta në Prekaz është bazamenti i lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.

“Sot shteti i Kosovës dhe gjithë kombi shqiptar, kujton sakrificën sublime të familjes Jashari, Ditën e Flamurit Kombëtar dhe paraqitjen publike të UÇK-së. Lufta në Prekaz, lufta e komandantit Adem Jashari, familjes së tij gjithë bashkëluftëtarëve të UÇK-së dhe gjitha familjeve të dëshmorëve është bazamenti i lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, i identiteti dhe krenarisë së shtetit të Kosovës”, u shpreh Presidenti.

Ai theksoi se Prekazi është respekt për të kaluarën dhe frymëzim për të ardhmen evropiane të Kosovës.

“Prekazi është burim frymëzimi për të gjithë, edhe respekt për të kaluarën por edhe për realizimin e objektivave për të ardhmen që Kosova të jetë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, tha presidenti Thaçi. /Gazeta Sinjali/