image Thaçi pranon të përballet me Kurtin në një debat teliviziv, por me një kusht

Kosovë

Politikë/ Thaçi pranon të përballet me Kurtin në një debat teliviziv, por me një kusht

news image

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se do të përballej në një debat televiziv me kryesiministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Megjithatë, për një përballje të tillë, ai ka edhe një kusht. U shpreh i gatshëm të dalë përballë Kurtit në një debat “relaksues dhe shumë zbavitës”, nëse ky i fundit do të kandidonte për president të vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në nivel presidencial po, ndërsa ballafaqime të tilla kemi pasur që 20 vite dhe 20 vite ka qenë humbës bindës me fitore spektakolare që i kam shënuar”, ka thënë Thaçi në Rubikon.

“Sikur të vendos të kandidoj, do ta zhvilloja një debat shumë relaksues dhe mund të them shumë zbavitës me të”, ka theksuar ai. /Gazeta Sinjali/