image Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Zvicrës

Kosovë

Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Zvicrës

news image

Presidenti i së Kosovës, Hashim Thaçi i ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Thaçi i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Kolly dhe i ka shprehur mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë popullit të Kosovës për dekada me radhë.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen në të kaluarën, por edhe për mbështetjen që Konfederata e Zvicrës i jep shtetit të Kosovës sot”, u shpreh Thaçi.

Ambasadori Kolly tha se është i gëzuar për detyrën e re dhe shtoi se do të angazhohet për përparim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve mes Zvicrës dhe Kosovës.

Thaçi theksoi se në çdo takim, me çdo lider kosovar, si Ambasador i Zvicrës do ta marrë porosinë e bashkëpunimin dhe mbështetjes së vazhdueshme për avancimin e raporteve mes dy vendeve. /Gazeta Sinjali