image Thaçi porosi BE-së: Mos e ulni rolin tuaj në dialog me emërime të personave jokredibil

Kosovë

Politikë/ Thaçi porosi BE-së: Mos e ulni rolin tuaj në dialog me emërime të personave jokredibil

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar lidhur me mundësinë e emërimin të diplomatit Miroslav Lajcak, përfaqësuese të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.

Sipas Thaçit, një zgjedhje e tillë nuk i ndihmon këtij dialogu, Ai ka kërkuar nga BE-ja që të rrisë peshën e saj politike në këtë dialog dhe të mos e nënshtrojë rolin e saj në dialog me emërime të tilla.

“BE-ja duhet të japë peshë politike në përfshirjen e saj në dialogun Kosovë-Serbi. Zvogëlimi dhe nënshkrimi i rolit të tij ndaj një të dërguari jokredibil nuk do të ishte i dobishëm. BE duhet të mbështesë të gjitha përpjekjet që çojnë në një marrëveshje historike dhe të punojnë me partnerë që mund të punojnë”, ka shkruar Thaçi në Twitter. /Gazeta Sinjali/