Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dy orë që po mbahet në Dhomën e Prokurorisë Speciale, për intervistë.
Thaçi ka hyrë në Prokurorinë Speciale në orën 13:00 dhe po vazhdon të intervistohet ende.
Ndërkaq, në një prononcim para mediave, pak para se të hynte në Prokurori, tha se ai është i gatshëm të përballet me sfidën e re si dhe të ngadhënjej.
“Jam i gatshëm të përballem me sfidën e re dhe të ngadhënjej për djalin tim, familjen time, njerëzit e mi dhe shtetin tim”, tha Thaçi./ Gazeta Sinjali/