Presidenti Hashim Thaçi, përmes një konferencë të mbajtur para mediave, ka theksuar se në dialogun me Serbinë, për një marrëveshje finale do të jenë të unifkuar me institucionet e vendit që së bashku të përballen me shtetin e Serbisë.
“Unë jam president i vendit me mandat të plotë kushtetues dhe ligjorë, ne jemi për një unitet profesional, do të kemi një koordinim ndërinstitucional”, është shprehur Thaçi.
Ai gjithashtu ka theksuar se do t’i bëjë ftesë Kurtit që të jenë sa më të bashkuar dhe përgjegjës ndaj Serbisë për një marrëveshje finale.
“Ftesa ime do të jetë të jemi sa më të bashkuar, secili do t’i marrë përgjegjësitë që i takojnë, ne jemi përballë Serbisë dhe jo përballë njëri tjetrit”, ka thënë ai./ Gazeta Sinjali/