image Thaçi: Përvoja e Hysenit do të jetë jetike për fazën finale të dialogut me Serbinë

Politikë

Thaçi: Përvoja e Hysenit do të jetë jetike për fazën finale të dialogut me Serbinë

news image

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni është emëruar Koordinator Shtetëror për Dialogun me Serbinë.

Këtë e ka mirëpritur edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili tha se z.Hyseni është produkt i koordinimit ndërshtetëror.

“Kam besim të plotë se përvoja tri dekadëshe e z. Hyseni në procesin e lirisë dhe shtetformimit do të jetë jetike për fazën finale të dialogut për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi shprehet i bindur se me angazhimin e Hysenit do të arrihet të ndërtohet një konsensus politik ndërmjet pozitës dhe opozitës. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/4060551337348528?__xts__[0]=68.ARCajnaEEe3FljnUaWdj65jYJuKzWldhjYh5vdbnUtMkvlBLvXo-uavDCPkX9cn-yoz9qdZa5NMC2WZHyw4uQY_zAzGDatCwAoOpzEMleRUtp2ofziEz56f4LEfC9FEmzqkJ5Y_gQ7h7nwCUwV7ckvaF1QUQXQdnL090vTkt0mdMisV6tik81cOiZn2DrfHmEJ8z3U7VCY7z7Lym5P5m3OHZ2lofDHdQkEBtFogDtNKm9LN1lOOrZAYPC67D50oSJiQAav4OWv7K-MpjfLsRsPZA_k92V6dCcuxrO4SfMccOUCGx8HMBin_4ow1MS2UGtLxqDD9zRJGUJyAn80HSDQ&__tn__=-R