Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni është emëruar Koordinator Shtetëror për Dialogun me Serbinë.
Këtë e ka mirëpritur edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili tha se z.Hyseni është produkt i koordinimit ndërshtetëror.
“Kam besim të plotë se përvoja tri dekadëshe e z. Hyseni në procesin e lirisë dhe shtetformimit do të jetë jetike për fazën finale të dialogut për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi.
Thaçi shprehet i bindur se me angazhimin e Hysenit do të arrihet të ndërtohet një konsensus politik ndërmjet pozitës dhe opozitës. /Gazeta Sinjali/