image Thaçi përshëndet marrëveshjen ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Thaçi përshëndet marrëveshjen ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi në një postim në Twitter ka përgëzuar marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Ai u shpreh se është mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe presidentit, Donald Trump, ku ky i fundit ishte i pranishëm gjatë finalizimit të marrëveshjes.

“Kosova tani do të vazhdojë të punojë në zhvillimin ekonomik, vendet e punës, dhe konsolidimin e mëtejshëm të brendshëm dhe ndërkombëtar”, u shpreh Thaçi. /GazetaSinjali/