Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përkujtuar në 30 vjetorin e vdekjes atdhetarin Fadil Vata.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Thaçi e ka vlerësuar lart figurën e Vatës, duke thënë se ishte një intelektual dhe patriot i pathyeshëm në burgje dhe në jetë.
“U bënë tri dekada nga vdekja e Fadil Vatës, njërit prej veprimtarëve më të shquar të lëvizjes sonë kombëtare. Fadili ishte intelektual dhe patriot i pathyeshëm në burgje dhe në jetë. Pas daljes nga burgu e deri në ditët e fundit të jetës, Fadil Vata ishte shtyllë e lëvizjes patriotike, frymëzues dhe i vendosur për t’i forcuar strukturat politike, që pas disa viteve themeluam Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Vdekja e tij në kulmin e energjive ishte humbje për lëvizjen kombëtare”, ka shkruar Thaçi.