image Thaçi për votën e Shalës pro qeverisë Hoti: E ka nderu shtetin dhe ndërtimin e institucioneve

Thaçi për votën e Shalës pro qeverisë Hoti: E ka nderu shtetin dhe ndërtimin e institucioneve

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se me deputetin e Nismës Haxhi Shalën njihet që njëzet vite dhe e vlerëson angazhimin e tij.

Për vizitën e tij në orën një pas mesnatës, Thaçi, theksoi se dytë ia dinë shtëpinë njëri-tjetrit.

“MeShalën njihemi më shumë se 20 vite, kemi qenë bashkëluftëtar, jemi miq…Kemi punuar në një parti bashkërisht, e vlerësoj punën dhe angazhimin e tij. E ka kërkuar edhe mendimin tim…Ne jemi miq familjar, edhe ai ma di shtëpinë dhe mund të takohemi”, tha Thaçi në ‘Rubikon’, transmeton Gazeta Sinjali.

Më tej Thaçi tha se “nëse ai ka mendu që na nderon me qëndrimin e tij, e ka nderu vendin, shtetin, ndërtimin e institucioneve të vendit”, tha Thaçi.

Thaçi këmbënguli që Shala e ka kërkuar mendimin e tij për votën ndaj Qeverisë Hoti. /Gazeta Sinjali/