image Thaçi për vdekjen e Hajrullah Goranit: Ishte shëmbëlltyrë e edukimit të shumë gjeneratave

Kosovë

Thaçi për vdekjen e Hajrullah Goranit: Ishte shëmbëlltyrë e edukimit të shumë gjeneratave

news image

Ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare Hajrullah Gorani, ish-kryetar i Kryetar i Bashkimit te Sindikatave te Pavarura te Kosoves ne vitet e 90-ta si dhe profesor në Universitetin e Prishtinës.

Për këtë ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili tha se profesori ishte shëmbëlltyrë e edukimit të shumë gjeneratave.

Tutje Thaçi i ka shprehur ngushëllime familjes Gorani.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e mikut tim prof. dr. Hajrullah Gorani. Si president i vendit dhe mik i familjes Gorani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për profesorin, i cili ishte shëmbëlltyrë e edukimit të shumë gjeneratave të studentëve, mbështetës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbol i rezistencës për liri dhe pavarësi.Përulem me respekt para mikpritjes, strehimit dhe këshillave shumë të çmuara të profesor Goranit, në ditët më të vështira të ngritjes së rezistencës për liri dhe çlirim. HTH”, ka shkruar Thaçi.