Në ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobobisë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbështetur komunitetin LGBTIQ në Kosovë, për të luftuar për të drejtat e tyre kushtetuese.
Ai thotë se do të vazhdojnë të punojnë për të siguruar të drejta të barabarta për të gjithë.
Më tutje shton se si president, ka iniciuar krijimin e instrumenteve të reja për të adresuar nevojat e atij komuniteti.
“Në # IDAHOBIT2020 Kosova, unë dua të mbështes të gjithë personat #LGBTIQ në Kosovë për të luftuar me guxim për të drejtat e tyre kushtetuese. Ne do të vazhdojmë. duke punuar për të siguruar të drejta të barabarta për të gjithë. Si President, unë kam filluar krijimin e instrumenteve të reja për të adresuar nevojat e qytetarëve”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter./GazetaSinjali/